Rama: Konsullata e Milanos do të jetë e gjithë shqiptarëve, pasi aty do të vendoset edhe stafi konsullor i Kosovës

Postuar në 01 Shkurt, 2014 13:14

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Milano, pasi dëgjoi çdo shqetësim të stafit diplomatik, mbështeti kërkesën e tyre për kalimin e konsullatës në hapësirë të re, edhe për faktin se pranë konsullatës do të atashohet edhe konsulli i Kosovës dhe ajo do të fillojë të funksionojë si përfaqësi e të gjithë shqiptarëve.

“Konsullata e Milanos do të jetë konsullata e shqiptarëve, e të gjithë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës. I siguroj të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në Itali dhe që kanë të bëjnë me këtë konsullatë apo me konsullatat e tjera, se në një kohë të arsyeshme, por jo të gjatë, do të shohin vetë një ndryshim rrënjësor në mikpritje, në trajtim dhe në dhënien e shërbimit ndaj tyre”, ka thënë Rama.

Zh.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Sipas kesaj i bie qe shtetasit shqiptar te paguajne dhe mbajne hapur kete konsullate edhe per qeverine hajdute dhe te korruptuar te Kosoves. Nje misha mash i vertete qe nuk vjen ere &#39;&#39;patriotizmi&#39;&#39; por hipokrizie mbi kurris te shqiptareve. Shume shtete ne kete krize ekonomike i kane mbyllur konsullatat dhe jane terhequr nga &#39;&#39;veprimtari&#39;&#39; qe i kushtojne buxhetit te shtetit si psh eurvizion apo miss Univers apo global kurse Shqiperia vetem sa i shton shpenzimet.&nbsp;</p><p>Nuk na intereson &#39;&#39;patriotizmi&#39;&#39; kur shumica e popullit vuan nga varferia. Kosovaret e kane shtetin dhe qeverine e tyre dhe ta vendosin ne funksionim e te mos na behen barre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.