Rama nuk harron Gjinushin dhe Milon

Kreu i mazhorancës, Edi Rama pritet që të emëroje si zv.ministra dy aleatët e hershëm të tij, Skënder Gjinushin dhe Paskal Milon. Për zbatimin e marrëveshjes paszgjedhore, do të ketë një takim javën e ardhshme.Ende janë tri ministri pa zv.ministër të dytë dhe këto poste besohet se do u kalojnë aleatëve të vegjël të Partisë Socialiste, raporton gazeta “Panorama”. Ato janë zv.ministër i Ekonomisë, zv.ministër i Mbrojtjes dhe zv.ministër i Kulturës.Kreut të PDS-së, Paskal Milo pak ditë më parë iu ofrua edhe një post ambasadori, por që u refuzua nga Milo. Deri tani, nga të ashtuquajturit “aleatë të vegjël”, vetëm PBDNJ-së ka marrë post. S.S
Comments
Epo shyqyr, te fillojne te
<p>Epo shyqyr, te fillojne te marrin nga nje rroge edhe keta te gjoret se kane mbetur ne pike te hallit.....</p>
Shoke! Fitorrrje! Urrra!
Shoke! Fitorrrje! Urrra! Shoke! Fitorrrje! Urrra!
Add new comment