Raporti i Ministrisë së Transporteve: Për 2013-ën, 2075 aksidente me 295 të vdekur. Shkak kryesor: drejtuesit e automjeteve

Postuar në 05 Shkurt, 2014 04:40

Sot “Gazeta Shqiptare” ka publikuar pjesë të raportit të Sigurisë Rrugore, një dokument ky i lëshuar nga Ministria e Transporteve. Raporti jep disa shifra si p.sh në vitin 2013 janë të regjistruara 445 956 mjete, por nga të cilat vetëm 306 473 e kanë kryer procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj. Po brenda vitit 2013 numri i aksidenteve është 2075 me një bilanc prej 295 personash të mbetur të vdekur, 478 persona të mbetur të plagosur dhe 2025 të plagosur lehtë. E gjithë kjo kurbvë në rritje aksidentesh faktohet se në masën 66.5% ka si një nga arsyet agresivitetin e drejtuesve të mjeteve, 60% e të cilëve ndihen të pasigurt në rrugë. Siç mund të vihet re në këtë dokument, përveç infrastrukturës dhe sinjalistikës që në disa raste mungon është faktori njerëzor ai që është dominues në situatën e krijuar në qarkullimin rrugor në Shqipëri.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/raporti-139-mije-mjete-nuk-kane-kryer-kolaudimin-171261.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.