Gjykatë e posaçme evropiane për veprimet e UÇK-së?

Postuar në 05 Shkurt, 2014 04:52

Këto dy ditë, disa media po qarkullojnë një lajm sipas të cilit së shpejti do të krijohet një Gjykatë Ndërkombëtare e posaçme për shqyrtimin e akuzave për krime lufte nga ana e Ushtrisë Çlirimtrae të Kosovës. Nuk do të jetë Gjykata e Hagës, por një gjykatë më vete, e cila siç bëhet e ditur do të ketë si premisë raportin e Dick Marty-t, ku janë hedhur pretendime edhe për trafik organesh nga ana e disa prej drejtuesve të UÇK-së.  Po kështu bëhet e ditur se drafti i statutit të kësaj gjykate është kosnultuar dhe përfunduar. E pasqaruar mbetet varësia e kësaj gjykate dhe kush realisht qëndron pas një nisme e cila është e paprecedentë për luftërat në ish-Jugosllavi. Në çdo rast, krijimi i saj priret të shikohet në kontekst politik, pasi edhe vetë raporti i Dick Marty-t është pritur me kundërshtime të forta.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.