FMN-ja propozon që Shqipëria të ulë pagën minimale që sot është 22 mijë lekë

Postuar në 05 Shkurt, 2014 03:09

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se papunësia e lartë në Ballkan rrezikon të cenojë kohezionin social të rajonit. Sipas përfaqësuesve të këtij organizmi, edhe Shqipëria paraqet probleme serioze. Kjo jo vetëm për papunësinë si të tillë, por edhe për vetë tregun e punës. Gazeta “Mapo” i ka lënë një vend të posaçëm kësaj teme, duke u ndalur sidomos te propozimi i FMN-së për të ulur pagën minimale në Shqipëri. Si arsyetim për këtë jepet nevoja për të bërë më elastik tregun, duke ulur kostot në të. FMN-ja vlerëson se Shqipëria ka kuadrin ligjor më të rreptë në rajon lidhur me mbrojtjen e të punësuarve në momentin e largimit nga puna. “Mapo” sjell një fakt që vlen për t’u nënvizuar: biznesi fason e ka kundërshtuar  rritjen e pagës minimale, pasi 80% e kostove të aktivitetit në këtë biznes shkon për fond pagash. Ndërkohë që janë përfaqësues të këtij biznesi që imponuan së fundmi të vetmin ndryshim në paketën e re fiskale, edhe kjo më tepër me një shtyrje afati, sesa rishikimi politikash. FMNA-ja sugjeron uljen në një kohë kur paga minimale në Shqipëri është 22 mijë lekë, ç’ka në terma praktikë, nëse ndodh,  e bën vetë pagën në këto shifra shumë të ulët.

s.z

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Ore po 22 mije lek eshte shume, 10 mije lek ta cojne e boll e kemi!!

Submitted by tani (not verified) on

<p>po ta ulin pse mos ta ulin..me pelqen ky binomi ulje page per te rrit ekonomin dhe rritje ekonomike me ulje pagash...po ne jemi mesuar te ham kasht dhe kur ska jonxh te thate</p>

Submitted by Sandri (not verified) on

<p>Wellcome to FMN!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.