Erdogan rikthehet ëmbël në Berlin, duke kërkuar anëtarësimin në BE

Nuk ka asnjë lidhje me një vizitë të mëparshme kjo e kryeministrit turk Erdogan në Berlin. Tonet e ashpra dhe arrogante të së kaluarës janë zbutur, ndërsa në takim me kancelaren Merkel, Erdogan tha se Turqia ka shumë nevojë për BE-në, por edhe anasjelltas. Gjithsesi, pas një bisede në Berlin me kryeministrin turk, Merkel tha se vazhdon të jetë kundër një anëtarësimi të plotë të Turqisë në BE. Por negociatat e anëtarësimit ajo i sheh megjithatë si një proces me përfundim të hapur. Deutsche Welle pohon se Merkel u shpreh pro hapjes së shpejti të negociatave për kapitujt 23 dhe 24, në të cilat bëhet fjalë për shtetin juridik, për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Por më parë duhet të mbyllet kapitulli 22, që merret me politikën rajonale. Ky kapitull u hap në nëntor të vitit të kaluar, pas tri vjetësh statuskuoje në negociata.
Erdogan mbajti edhe një referat para Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP, ku i bëri thirrje qeverisë gjermane që ta mbështesë anëtarësimin e vendit të tij në BE. Nga ana tjetër, i vlerësoi kritikat për korrupsion kundër qeverisë së tij si "sabotazh dhe provokim". Struktura të organizuara, të cilat kishin zënë vend në polici dhe në drejtësi kishin si synim destabilizimin e Turqisë.
a.k
Add new comment