Frëngjishtja është gjuhë e rëndësishme? Ndoshta, por në SHBA e duan të tretën a të katërtën

Postuar në 06 Shkurt, 2014 13:54

E përditshmja amerikane New York Times ka publikuar lajmin, sipas të cilit në shkollat newyork-eze, pas gjuhës spanjolle e kineze, mësohet ajo franceze. Gjuha pra e Moliere-it, e Voltair-it, e Sartre-it, etj është në vend të tretë. Është skandaloze që frëngjishtja të jetë gjuhë e tretë në shkollat amerikane? Po, është skandaloze, por në kuptimin që ajo do duhej të ishte e katërta apo e pesta. Të paktën, kështu mendon John McWhorter i revistës liberale “New Republic”, shumë prestigjioze në SHBA prej gati një shekulli. Në një shkrim të vetin, ky autor thotë se fëmijës së vet është i prirur t’i këshillojë të mësojë fillimisht kinezçen, pastaj spanjishten, pastaj arabishten, e më tej … ndoshta frëngjishten.

Francezët, po ta lexonin këtë artikull, do ta prisnin me këmbët e para, pasi ata janë ende me idenë se frëngjishtja duhet të jetë, më e pakta, e barabartë me anglishten, sidomos nëpër aktivitete ndërkombëtare. Në Francë ka një presion të vazhdueshëm për të shkruar “ordinateur” në vend të fjalës kompjuter, apo “fin de semaine” në vend të “week-end”, apo… e kështu me radhë. Atje ka dhe një Ministri të Frankofonisë, që kujdeset ta përhapë sa më shumë gjuhën franceze (në foto është harta e vendeve frankofone). Edhe Shqipëria, ndonëse nuk ka qenë asnjëherë koloni e Francës (nëse nuk llogaritim 2-3 të qëndrimit të tyre në Korçë e rrethina gjatë e pas luftës së parë botërore), është anëtare e konferencës së vendeve frankofone. Por ky fakt nuk shton ndonjë gjë në qesen e frankofonisë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Mesimdhenja e nje gjuhe te huaj ne shkolle per aktohet nga dy kritere baze: popullsia dhe nevojat. Ne New York ka nje popullsi te madhe qe ka origjine latine. Per pasoje, nga qe SHBA nuk ka nje gjuhe zyrtare, ne New York spanjishtja eshte gjuha e dyte me e perdorur. Nga gjashte kanale kryesore TV, dy jane spanjisht. Rritja e popullsise se qytetit me emigrante kineze, e ndihmuat nga ligji mbi dygjuhesine, percakton domosdoshmerine e mesimdhenjes ne gjuhen kineze krahas asaj angleze. Ketu nuk ka asgje te re.
Tani vijme te frengjishtja. Ajo eshte gjuha e peste, pas te mesipermeve dhe gjermanishtes, e cila deri ne dekaden e trete te shekullit te kaluar ka qene edhe me e eprdorur se anglishtja.
Sa i perket francezeve, ata nuk habiten se cfare ndodh ne Amerike. Ata do te habiteshin po te ndodhte ne Kebek te Kanadase. Respublika perdor cilesuesin ekstrem SKANDALOZ. Ju siguroj qe eshte pa vend. Po te shkoni ne websitin e administrates se Aresimit te NYC gjuha shqipe eshte njelloj e perdorur ne komunikim me prinderit dhe familjen. Deri ne ate shkalle sa ne cdo moment per nje prind shqiptar ka sherbim perkthimi imediat dhe adekuat. Ne baze te ligjit te shtetit te New Yorkut, ne rast se nje shkolle ka 15 femije te nje paraleleje qe flasin te njejten gjuhe, atehere shkolla eshte e detyruar te ofroje mesimin ne kete gjuhe krahas anglishtes.
Ne fund,po u ankua nje francez, ne Shqiperi mund te perbeje problem, por ketu ne New York, askush se rruan.

Submitted by Dritan (not verified) on

Eshte e vertete qe ne amerike nuk ka nje gjuhe zyrtare, ama do ishte idealja qe te ishte anglishtja, keshtu qe neser, pasneser kur te ecesh ne rruge te mos te duket vetja sikur je ne ndonje ghetto te meksikes, porto rikos, apo columbise. Gjermanishtja nuk eshte kurrsesi siper frengjishtes, ne nje kohe kur frengjishtja eshte e folur ne Afrike.

Kthehemi tek NY.

Me mentalitetin "askush se rruan" do u kthehet bumerang. Latinet pjellin pa kriter, jane bere me keq sesa Kinezet.

Submitted by Dritan (not verified) on

Amerikanet nuk mbahen per popull te zgjuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.