Sëmundja që nuk e njeh ligji/ 90% e pulave të frigoriferit, me rritje të sforcuar

Në Itali, një investigim i Essere Animali ka ngritur alarmin te konsumatorët e mishit të pulës. Tre markat më të mëdha, Aia Amadori dhe Fileni, të cilat mbulojnë 80% të tregut të këtij produkti, hedhin në treg mish të ardhur nga pula të sëmura me sëmundje degjenerative të muskujve.
Nga ana tjetër, i njëjti produkt për ligjin konsiderohet i sigurt.
Vijat e bardha në mishin e pulës, kryesisht në gjoks, është tregues i një sëmundjeje jo-infektive që nuk përbën rrezik për konsumatorin. Por ky produkt është simptomë e një sistemi prodhimi që i shtyn kafshët të rriten shumë shpejt, deri në pikën e kufizimit biologjik.
Fermat konvencionale përdorin raca si Ross 308 dhe Cobb 500, që theren pas 35-40 ditësh. Kjo bën që muskujt të rriten më shpejt se zemra dhe kockat dhe përfundimisht degjenerojnë. Kjo është pasojë e përdorimit të racave me rritje të shpejtë, me rreth 50-60 gramë në ditë. Muskujt e gjoksit zhvillohen aq shpejt sa tejkalojnë kapacitetin e sistemit të qarkullimit të gjakut për të ofruar gjak dhe oksigjen. Si pasojë, fibrat muskulore degjenerojnë dhe zëvendësohen nga ind fibroze dhe yndyrë, gjë që është vizualisht e dukshme në formën e vijave të bardha.
Të tilla janë konstatuar në 92% të gjokseve të pulave Conad, 90.6% Coop dhe 96.4% Esselunga, me nivele serioze në 52%, 43% dhe 51%.
Kjo provon se të gjitha pulat janë njësoj (përveç atyre organike dhe atyre me rritje të ngadaltë), të cilat, megjithatë, përfaqësojnë më pak se 5% të tregut. Po, e lexuat mirë, pulat që shiten në supermarkete kanë marka të ndryshme, por të gjitha janë "motra", duke pasur parasysh se furnzimi i Evropës me zogj bëhet kryesisht nga Aviagen. Të gjitha janë të së njëjtës racë dhe të gjitha janë rritur në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin ushqim. Për këtë arsye, ato janë pothuajse të gjitha të stresuara, vuajnë dhe sëmuren.
Shkalla e toleruar e vdekshmërisë në pularitë nga ato vijnë është 4%. Me fjalë të tjera, në një pulari me 20 000 pula, gjatë një cikli prodhimi prej 35-45 ditësh, 800 zogj mund të ngordhin, pothuajse 40 në ditë. Ky është një ndryshim i konsiderueshëm krahasuar me numrat në pularitë me rritje të ngadaltë, ku shkalla e vdekshmërisë varion nga 200 në 400 për cikël.
Sipas një studimi nga Universiteti Wageningen, kalimi në raca me rritje të ngadaltë do të rriste kostot e prodhimit me 0.29 € për kilogram. Ky është çmimi minimal që duhet paguar për të parandaluar vuajtjet e qindra miliona kafshëve. Një tarifë shtesë që një pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve do të ishin të gatshëm të paguanin për të ngrënë "pula të lumtura".

Add new comment