Protestë masive në Çeki për mbrojtjen e pavarësisë së medias publike

Postuar në 25 Maj, 2026 15:55

Mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar në mbështetje të televizionit publik, Czech Television dhe Czech Radio. Protesta vjen pas masave të kryeministrit Andrej Babish për të mbikëqyrur financimet për mediat në fjalë.

Duart larg nga Media! Kjo ishte deviza e një proteste të organizuar nga një platformë e quajtur Miliona Çaste për Demokracinë, e cila kundërshton ndryshimin e mënyrës së financimit të medias publike që sipas tyre kërcënon pavarësinë e saj.

Aktualisht media publike financohet me tarifë, ndërkohë që kalimi nën sistemin e financimit buxhetor ushqen frikën e kontrollit. Mediat publike çeke janë ndër më të respektuarat në rajon dhe mbrojtja e tyre me protestë është dëshmi e një tjetër kulture politike të një vendi europian që e vlerëson Fjalën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.