Gjyakata malazeze hedh poshtë padinë e vëllait të Vuçiç që del në përgjimet e "Sky"

Postuar në 27 Maj, 2026 17:57

Një gjykatë në Podgoricë të Malit të Zi, ka hedhur poshtë pretendimin e vëllait të Presidentit të Serbisë, për dëmshpërblim 5000 euro ndaj gazetës “Vijesti”. Kjo e fundit publikoi një artikull ku përmendeshin biseda në aplikacionin “Sky” në të cilat një ish-oficer policie, Ljubo Miloviç dhe një rezident i Nikshiçit, Millosh Bozoviç, flasin edhe për vëllanë e Aleksandër Vuçiç, Andrej.

Po ashtu në biseda përmenden klanet kriminale, shërbimet e sigurisë në Mal të Zi dhe Serbi dhe biznesmeni serb i Kosovës, Zvonko Veselinoviç. Gjykata ka çmuar se nisur nga statusi publik i Andrej Vuçiç, ai duhet të tolerojë dhe gjykata duhet të tolerojë një masë më të madhe të kritikës publike mbikëqyrjes publike nëse për këtë ekziston një interes legjitim publik që prevalon. Gjykata po ashtu ka çmuar se publikimi i artikullit shkon në favor të interesit publik dhe se përmbi të gjitha:

Publiku ka të drejtë të informohet për përmbajtjen e komunikimeve që janë subjekt i hetimeve penale sidomos kur në to përmenden individë që kanë ndikim politik apo janë të lidhur me zyrtarë publikë

Në këtë kuadër, gjykata malazeze ka ngarkuar Andrej Vuçiç të paguajë shpenzimet gjyqësore që shkojnë në 3 403 euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.