Grupimi E6 povokon unitetin e Bashkimit Europian
Ministri qipriot i Financave, Makis Keravnos, ka paralajmëruar se vendimi i gjashtë anëtarëve të Bashkimit Europian për të krijuar një politikë fiinanciare për të rivalizuar Wall Street, mund të provokojë unitetin e bllokut. Sipas tij, krijimi i E6, ose grupi i gjashtë ekonomive më të mëdha, përfaqëson “një strukturë të shkëputur” e cila shkon ndesh perceptimit aktual se fragmentarizimi duhet të ndalet.
Grupimi pritet të formalizohet këtë javë në Berlin ku do të takohen ministrat e Financës së gjashtë ekonomive kryesore, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Hollandës dhe Spanjës.
Ne duhet të unifikojmë sistemin, tregjet e kapitaleve e kështu me radhë. Të gjastë vendet – që janë forcat shtytëse të ekonomisë europiane – mbështesin integrimin e tregut. Përndryshe do të kemi një hap pas
ka thënë ai.
Grupimi i bën jehonë prirjeve të vjetra në BE siç është ajo e Europës së Dy Shpejtësive, ndërkohë që kriza e tanishme në të dy anët e kontinentit është analizuar se dikton më shumë unifikim,.

Comments
Nuk eshte fare e cuditshme qe
Nuk eshte fare e cuditshme qe perfaqesuesi i nje prej vendeve me te vogla kundershton nje grupim te krereve te BE. Teorikisht qipriotit i duket se po i rreshket dheu poshte kembeve. Qipro ka pretenduar gjithmone te njejten peshe ne vendim marrje, por njekohesisht duke qene nga kontribuesit me te vegjel e perfituesit me te medhenj. Duket se per sa kohe kjo nuk i ka prishur pune ekonomise gjermanefranceze a italiane, askush nuk e ka vrare mendjen se ka patur per te gjithe. Por ne momentin qe USA ben nje hap pas, i bie qe grupi 5-6 primar duhet te mendoje edhe per mbrojtjen, gje qe e prish ekuacionin komplet.
Epo te vije kjo nga Qiproja,
Epo te vije kjo nga Qiproja, nje vend i korruptuar deri ne palce, nje ishull zgjatim i politikes se jashteme greke, dhe me teper aeroport e baze milirate e UK, kjo tamam qe nuk ka bythe te rije. Keta ta shesin dhe ate bythe qe kane njesoj si pasaportat e EU, kinezeve.
Big 6 mire qe i ra mendjes, dhe keto mjaullima qipriote, jane pese me hic.
Qipro as ka qene e as do jet
Qipro as ka qene e as do jet ndonjehere baze militare e UK. Ajo zone ku eshte baza, nuk eshte zone qipriote por angleze. Toka eshte angleze. Ka polici ushtarake e civile angleze, qeveriset nga ligjet angleze, cdo lloj ceshtje gjykohet nga gjykatat angleze. Dmth nuk ka te beje me qipron fare. Qipriotet greke vetem mund te perfitojne nga kjo sic perfituan ne rastin kur Irani sulmoi para pak kohe bazat angleze dhe qipriotet bertisnin po na sulmon Irani. Irani i shkrete nuk e ka ne listen e kundershtareve Qipron.
Add new comment