andrej vucic
Gjyakata malazeze hedh poshtë padinë e vëllait të Vuçiç që del në përgjimet e "Sky"
Një gjykatë në Podgoricë të Malit të Zi, ka hedhur poshtë pretendimin e vëllait të Presidentit të Serbisë, për dëmshpërblim 5000 euro ndaj gazetës “Vijesti”. Kjo e fundit publikoi një artikull ku përmendeshin biseda në aplikacionin “Sky” në të cilat një ish-oficer policie, Ljubo Miloviç dhe një rezident i Nikshiçit, Millosh Bozoviç, flasin edhe për vëllanë e Aleksandër Vuçiç, Andrej.
