"Vuçiç ka të drejtë, lufta me Europën është e afërt"

Rusia duket se ka konfirmuar zyrtarisht se opsioni i një lufte me Europën është skenar operativ dhe strategjik afatshkurtër. Duke komentuar disa deklarata të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, sipas të cilit Europa dhe Rusia po shkojnë drejt luftës, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se:
Pikëpamja jonë përkon me atë të Vuçiç. Ka me të vërtetë ndjesi militariste në vendet europiane. Kjo është keq. Por kemi marrë të gjithë masat për të siguruar interesat dhe sigurinë tonë
Vuçiç i bëri deklaratat duke marrë shkas nga një qëndrim i Shefit të Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Fabien Mandon që u shpreh se Franca duhet të përgatitet për një konfrontim me Rusinë brenda tri apo katër vitesh.

Add new comment