Si u raportua nga gazetat fraza “Fuck You” e diplomates amerikane Victoria Nuland

Në filmat e Hollywood-it, shprehja “Fuck You” (në versionin shqip më të butë do të përkthehej “ik pirdhu”) përdoret fare pa të keq. Sa për ilustrim, në filmin e fundit me protagonist Leonardo di Caprio-n, The Wolf of Wall Street, janë numëruar 506 shprehje që përmbajnë fjalën “fuck” (në shqip: q…).Mirëpo nuk vihet re e njëjta shkujdesje në mass-media. Kjo e fundit në SHBA është tradicionalisht me namuz. Po e ilustrojmë. Lajmi që ka të bëjë me zyrtaren e lartë të diplomacisë amerikane, e cila në një bisedë telefonike, teksa po flitej lidhur me BE-në, i ka thënë ambasadorit të vet në Ukrainë “fuck EU” (që në këtë rast, si gjithnjë në versionin e butë, do të përkthehej “vari trapin Bashkimit Europian”), ky lajm pra është raportuar në mënyrë elegante e qibare në shtypin amerikan. Në të përditshmen “New York Times” shkruhej se [ajo, dmth Victoria Nuland] shtiri në punë një pasthirmë parazitare për të treguar se çfarë i duhet bërë BE-së (then used an expletive to say what could be done to “the EU”). Gazeta tjetër e rëndësishme, “Washington Post”, e shkruante këtë fjalë të paplotë, me pika në vend të gërmave. “F… the EU”, thuhej në lajmin e kësaj gazete. Po njësoj kishin vepruar, duke e censuruar ortografikisht fjalën e pistë, dhe reporterët e gazetës Usa Today dhe sitit “Huffington Post”.Në shtypin britanik nuk ndodh kështu. Në agjencinë “Reuters”, në gazetën “The Guardian”, etj, fraza shkruhet e plotë: “Fuck the EU”.Re.Pu.
Add new comment