Fundjavë tragjike dhe komike!

Postuar në 08 Shkurt, 2014 04:20

E shtuna dhe diela duket se për shqiptarët nuk mund të jetë e patrazuar, ato mbushen nga aksidentet por dhe nga spektaklet e politikanëve që nuk kanë çfarë thonë. Ndërsa media turret të bëjë pjesën e saj duke turbulluar gjithçka.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Topojan në rrethin Kukës, një furgon udhëtarësh ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 6 persona, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur. Por mediet e Tiranës nuk shkojnë më tej. Vetëm kaq! Dhe spektakël tek Spitali Ushtarak, a thua po ndahen çmimet “Oskar”.

Asnjë investigim për sigurinë rrugore, për gjendjen teknike të furgonit të udhëtarëve, për cilësinë e rrugës dhe masat e saj mbrojtëse. Askush nuk ngre pyetjen, pse mini-furgoni udhëtonte me 12 pasagjerë (përveç drejtuesit të automjjetit)? Po drejtuesi i saj, ka lejen e posaçme? Terr! Nuk mbetet gjë tjetër vetëm se të mbetemi në mjerim, duke pritur tragjedinë e radhës që të vajtojmë.

S.S

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Mustafa !

Edhe ju jeni Media, madje me me shume ndjekes se  sa "gazetat " me blutooth apo foto Hot vipa-sh dhe vendalije qe i  keni emeruar Vip-a.

Jepini shembullin per mire, qofte dhe pa autokritike, qe dhe lexuesi te edukohet me lajmet e verteta e te kontrolluara jo me sajesa sipas modelit te gazetarise te Bar West-it, ku dikur fabrikoheshin lajmet sipas midese se politikes, e qe sot jane te tjera vende ku behet kjo, me perfitim per shkaravitesit e lajmeve.

Submitted by Anonim (not verified) on

o Keno Kotorri jam dakord me ty qe lajmi duhet te jepet, por edhe te hidhet faj edhe mbi fajtoret reale e jo fiktive!
Per ate furgon mund ti vihet faji kujtdo e mund te shfajsohet kushdo, por Ministruozi Tahiri ka nja dy muaj qe shfajsohet me shifra dhe 11 ne nje dite do jene shifer pas nje viti. Nderkohe qe asnje mase konkrete nuk ka permendur, as 1% zbelueshmeri ne krahasim me shifrat e 10 viteve te fundit nuk ka permendur. Kjo eshte shume shume e turpshme. Nuk e akuzon kush per aksidentet e sotme dhe do jete akoma me e turpshme te futen keto aksidente si statistike pas nje viti, por ja qe e ka bere Saimir Tahiri keshtu qe do e mireprese dhe reston. nese makina nuk ka frenuar hetoni kolaudimin shume e thjeshte! Votuam kundra Saliut se e shikuam vete cfare beri, sot po degjojme cka bere Saliu e nje mut kur kane ndermen ta nisin punen keta...
Nje levizje alla "Nano Ik" Saimir Tahiri nuk e di cdo te thote pasi ka qene ne Itali, Por Rama e di fort mire

Submitted by Anonim (not verified) on

data 9 (11 te vdekur) Jetet e njerzve jane shifra per ty Sajme, Por Rilindja fillon me ministra pas hekurave ose te shkarkuar! Ti nuk ke takat te burgosesh njeri  apo jo.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.