Kush iku nuk rikthehet më në punë?

Postuar në 08 Shkurt, 2014 06:36

Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për Aktin Normativ për ligjin e Nëpunësit Civil ku theksohet se është miratuar në shkelje të parimeve kushtetuese, konkretisht parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.Por, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzon Aktin Normativ, qeveria mbetet e vendosur për të realizuar amendimet e ligjit “Për Nëpunësin Civil”, duke hedhur poshtë pretendimet e PD-së se të gjithë të shkarkuarit nga administrata duhet të rikthen në postet e tyre.Një fakt të tillë e bëri publike ministrja e Inovacionit, Milena Harito. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj është shprehur se, “nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë. PD mirë është që të argumentojë ato që thotë”.Dy muaj më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi aktin që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit të ri të administratës, por në vendimin e saj që zbardh vetëm dy ditë më parë nuk sqaroi se ç’do të bëhet me të larguarit nga puna. Zgjidhja për këta të fundit duket se do të vijë vetëm nga Gjykata Administrative, e cila u jep zgjidhje konflikteve ligjore mes punonjësve të administratës dhe shtetit, raporton gazeta “Shqip”. Por nga ana tjetër, qeveria deklaron se ka gati paketën ligjore me amendamentet që realizojnë shtyrjen e efekteve të krijuara nga vendimi i Kushtetueses.  S.S

Comments

Submitted by David (not verified) on

<p>Nuk besoja se do te shndrrohej kaq shpejt ne garce. Me vjen keq per te. Shpresonim ndryshe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.