Mesazh për Andon Mëhillajn, shpërthim në banesën e tij të zbrazur në Vlorë

Postuar në 10 Shkurt, 2014 02:58

Siç ke shtruar, ashtu do flesh. Ky duket se ka qenë mesazhi pas një shpërthimi të fuqishëm tritoli mbrëmjen në Vlorë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës e Andon Mëhillajt në lagjen "28 nëntori”, njëri nga ndërmjetësit e vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Nuk ka persona të lënduar, sepse banesë nuk kishte njeri. Sipas policisë, lënda plasëse mendohet të ketë qenë me fitil përcjellës dhe është hedhur në oborrin e banesës së Mëhillajt rreth orës 22:30. Pista kryesore e hetimeve, është ajo e një paralajmërimi për Andon Mëhillajn, që së bashku me kushëririn e tij, Genis Mëhillaj ka qenë porositësi I disa atentateve të kryera nga Sinanaj.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.