Universiteti i Prishtinës në paralizë të plotë, drejtuesi Nitaj akuzon politikën

Postuar në 10 Shkurt, 2014 06:39

Universiteti i Prishtinës është në gjendje kaosi. Pas rektorit dhe drejtuesve të tjerë, ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i Këshillit Drejtues Muharrem Nitaj. Ai e ka arsyetuar dorëheqjen me pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat, ndërsa a vlerësuar se universiteti ndodhet në gjendjen më të keqe që nga viti 2000. Sipas Nitajt, “do të ishte katastrofike sikur rënia e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënies së shtetit, prandaj studentët, profesorati dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij. Politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!”, thuhet në komunikatën e rektoratit. Në fakt, deklarata është e rëndë, pasi përmendja e vitit 2000 nga Nitaj nënkupton që vetëm pas luftës së Kosovës dhe vendit të shkatërruar, ka qenë me keq se tani UP. Jo vetëm kaq, por aludimet mbi “fillimin e rënies së shtetit” dhe thirrja që studentët e pedagogë ta mbrojnë universitetin, lënë të kuptohet një paralizë e plotë në UP.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.