“Kodi” i korrupsionit, një shembull: 1 miliardë euro për energjinë dhe dritat ende ‘priten’...

Postuar në 09 Shkurt, 2014 14:50

Drejtësia sociale dhe qytetaria aktive, kanë qenë sot temë e një konferencë kombëtare e cila është organizuar nga “Caritas”. Në konferencë kanë marrë pjesë njerëz publikë, artistë, studiues dhe gazetarë, siç njofton “Zëri i Amerikës”. Qëllimi është i qartë: kundrejt situatës së mahisur të korrupsionit dhe padrejtësisë sociale që është ngulitur mirë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, një mënyrë për të kundërvepruar është aktivizimi i qytetarëve, atyre të njohur publikisht sidomos. “Zëri i Amerikës” ka zbardhur ngjarjen duke i kushtuar rëndësi fjalës së Maks Velos, i cili për Shqipërinë ka ngritur sidomos çështjen e ndërtimeve pa leje, sidomos atyre në toka buke, duke sjellë një degradim thelbësor të territorit. Kjo situatë ka ardhur falë mungesës së ligjit dhe të veprimit të shtetit dhe i ka hapur rrugë vetëgjyqësisë. Ndërkohë, kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë, Arbana Xharra ka sjellë një shifër më domethënëse për korrupsionin në Kosovë. “Nga paslufta janë dhënë 1 miliardë euro për energjinë elektrike në Kosovë dhe përsëri ka mungesa me rrymën elektrike. Qindra milionë euro të tjera janë dhënë në fusha të tjera dhe situata është e vështirë: mbi 40 për qind të papunë dhe mbi 20% varfëri ekstreme; të gjithë viktima të korrupsionit të qeverive shqiptare, me implikim edhe të administratës ndërkombëtare”, tha ajo. Shembuj këto të qartë të atij që mund të quhet fare mirë një politike të vërtetë të ushtrimit të pushtetit vetëm duke abuzuar.

Më shumë mund të lexoni në: http://www.zeriamerikes.com/content/caritas-konference-shqiperi-kosove/1847379.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.