Shënim: Sa ishin në janar të ardhurat e thesarit të shtetit shqiptar?

Postuar në 12 Shkurt, 2014 15:43

Në lajmin kryesor të sotëm të televizionit Vizion Plus, u raportua se, në janar 2014, të ardhurat në thesarin e shtetit shqiptar ishin 1 miliard lekë (rreth 10 milion dollarë) më pak se parashikimi, ose 200 milion lekë (rreth 2 milion dollarë) më pak se në janarin e vitit 2013.

Meqë Vizion Plusi nuk i referohej ndonjë burimi konkret në raportimin e tij, kontaktuam zëdhënësin e Ministrisë së Financave, Ardi Kolën, i cili na sqaroi se, në fakt, e kundërta ishte e vërtetë. Pra, sipas tij, në janar 2014, të ardhurat në thesarin e shtetit shqiptar ishin 1 miliard lekë (rreth 10 milion dollarë) MË SHUMË se një vit më parë, ose 200 milion lekë (rreth 2 milion dollarë)  MË SHUMË se parashikimi.

Të përballur me shifra kontradiktore, kontrolluam faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Financave. Por aty, në seksionin e Thesarit të Shtetit, gjetëm Treguesit Fiskalë sipas Buxhetit të Konsoliduar deri në fund të nëntorit të shkuar. Asgjë për dhjetorin dhe janarin…

Le të presim përditësimin e faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Financave, për të ndarë shapin nga sheqeri…

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.