Kodheli në Turqi: Bashkëpunim mes shërbimeve sekrete për shqiptarët që shkojnë në Siri

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndohet për një vizitë dy ditore në Turqi ku edhe është takuar me homologun e saj Ismet Yilmaz. Siç njofton zyra e shtypit e Ministrisë në takim është folur për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, për mundësitë e investimeve turke në bazat e Kuçovës dhe të pashalimanit. Kodheli e ka njohur Yilmaz edhe me përmbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës. Por duket se ministrja shqiptare ka konfirmuar përgatitjen e saj për vizitën teksa ka kaluar në propozime konkrete për palën turke. Kështu burime zyrtare bëjnë të ditur se në diskutimet që ministrja shqiptare ka patur me homologun turk, ka propozuar ndër të tjera vendosjen e një bashkëpunimi në nivel të lartë mes shërbimeve sekrete shqiptare dhe atyre turke lidhur luftën në Siri, pjesë e së cilës janë bërë edhe shumë shqiptarë që po shkojnë atje si vullnetarë. Yilmaz ka rënë dakord me kërkesën e Kodhelit, e cila ka qenë e papritur. Kërkesa e ministres Kodheli lidhet me faktin se Turqia është një portë hyrëse për në Siri e muxhahedinëve, por edhe për faktin se pikat e koordinimit për dërgimin e tyre në Siri, si Bosnje-Hercegovina apo edhe Maqedonia, janë vende që janë në fokus të shërbimeve dhe diplomacisë turke. Bashkëpunimi është formalisht i rregullueshëm edhe për faktin se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.
s.z
Add new comment