A po ndërhyjnë deputetët e PD-së për pastrimin e dosjeve të tyre në ILDKP? PO, thonë socialistët, dhe mbyllin raportin për shkarkimin e Xhukës

Postuar në 10 Shkurt, 2014 14:26

“Kemi dyshime dhe informacion për ndryshimin e deklaratave të pasurive. Disa deklarata nuk janë arshivuar për të ndryshuar rrugës”. Këtë deklaratë e ka bërë pak ditë më parë deputeti socialist Armando Subashi, relatori i raportit për shkarkimin e kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka. Ditën e djeshme, gazeta Sot trajtonte pikërisht këtë çështje, duke shkruar se "ndërsa Komisioni i Ligjeve ka miratuar tashmë raportin e grupit të kontrollit për shkarkimin e zonjës Xhuka, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një delegacion me deputetë të Partisë Demokratike kanë zbarkuar në fshehtësi të plotë në zyrat e Inspektoriatit të Lartë". Arsyeja? Afërmendsh, për t’u “kujdesur” për dosjet e pasurive të dyshimta. Po sipas burimeve, thotë Sot, deputetët e PD, me në krye Oerd Bylykbashin dhe Arben Ristanin, kanë zbarkuar natën në zyrat e ILDKP për të pastruar çdo dokument kompromentues në këtë institucion para se të largohet njeriu i tyre me vendim të Kuvendit. Në fakt, grupi i kontrollit të Kuvendit pikërisht so dorëzoi raportin që konkludon se inspektorja e përgjithshme Zana Xhuka nuk ka aftësi profesionale në drejtimin dhe funksionimin e institucionit dhe nuk përmbush asnjë aspekt të kritereve të diplomimit, përvojës në profesion dhe meritës. Por gazeta thotë dhe diçka tjetër: Mazhoranca e ka mbajtur disa zvarrë shkarkimin e zonjës Xhuka, në pritje të një konsensusi me opozitën për reformën territoriale. Çfarë nënkupton kjo? Që ndoshta, nëse e djathta e jep konsesusin për këtë reformë, mazhoranca nuk do të ndihet për pastrimin e dosjeve?

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

ah more SHOKE te respublica-s! Kur do te shpetojme nga rrreaksionarrret...?!

Submitted by dok. prof al (not verified) on

<p>kur te mbyllesh syte ne sharreeeeeeeeeeeee........hahahahaha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.