Marion Mitro, sms me kërkesë për takim prefektit Dervishi pas arrestimit të Sinanajt

Marion Mitro, i arrestuar si porositësi i vendosjes së C4-ës me celular në automjetin tip “Peugeot” të Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, i ka dërguar një sms të shkurtër Dervishit. Mitro i kërkon atij takim pikërisht ditën e arrestimit të killerit Julian Sinanaj, njofton shqiptarja.com. “Dua të të takoj” thoshte sms-ja që u dërgua vetëm pak orë pasi në media doli karta e identitetit të të arrestuarit si i dyshuar për vrasës me pagesë, ndërkohë që kompania celulare ka konfirmuar se numri nga i cili është dërguar sms-ja në celularin e Prefektit Dervishi, është në llogari të Marion Mitros. Mësohet ndërsa në të gjitha deklarimet e tij Mitro ka pranuar njohjen me prefektin dhe mohon kategorikisht të ketë lidhje me tentativën për të vrarë me eksploziv Dervishin; ky i fundit është marrë përsëri në pyetje ditën e shtunë, duke mohuar sërish njohjen me Mitron dhe personat e tjerë të arrestuar.
a.k
Add new comment