Ndahet nga jeta Skënder Sallaku: 79 vjet nga mundja, në cirk, në humor

Është ndarë nga jeta në zbardhje të ditës së sotme, e martë 11 shkurt 2014, në moshën 79-vjecare një prej ikonave të humorit, Skënder Sallaku. Ai vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë, dhe në 10 ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi. Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët tanë më simpatikë të humorit. Aktori është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’. Në fakt Sallaku, nisi një karrierë sportive dhe u bë kampion kombëtar në mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Mesa duket, kjo periudhë po largon nga ne njërin pas tjetrit artistët të njohur.
a.k
Add new comment