Selia blu huazon Robert Çamçakizin nga Rama. Mungesë fantazie, apo kthim restoje për Nanon?

Gjatë fillimeve të përplasjes mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe kryeministrit socialist Fatos Nano, Rama përdori një batutë të filmit “Horizonte të hapura” për të ironizuar me kunjat e Nanos, teksa bashkia kishte hapur shumë fronte pune njëherësh. “Tosi po vjen vërdallë nëpër kantier me duar në xhepa, si Robert Çamcakizi, ndërkohë që ne punojmë”, tha pak a shumë Rama i dikurshëm, aty nga viti 2004. Sot, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po inspekton punët që ka bërë qeveria e mëparshme, pikërisht me këtë batutë, pasi kryeministri inspektoi rifillimin e rrugës në hyrje të qytetit të Pogradecit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bradhi tha se “Rama shfaqet me duart në xhepa, si Robert Çamçakizi për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë në vend”.
Në dy mënyrë mund të interpretohet shtënia në punë e batutës së vjetër: Ose selisë blu i mungon fantazia “mediatike” dhe mjaftohet me ironi të ripërdorura, ose ka dashur t’i kthejë njëfarë kusuri Ramës, për kunjin që përdori asokohe ndaj Fatos Nanos.
a.k
Add new comment