Irak, po filmonin videon e martirit kamikaz, shpërthimi aksidental vret 21 militantë islamikë

Ndodh edhe kështu: Militantët islamikë ishin duke filmuar një video propagandistike të personit që kishte zgjedhur të flijohej me automjetin e mbushur me eksplozivë, kur por shpërthimi i parakohshëm vrau 21 prej tyre. Agence France Presse njofton se sipas autoriteteve irakene shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit pranë qytetit të Samarës, prej kohësh një bastion i militantëve në Irak. Dhuna ndërfetare është përshkallëzuar në mënyrë të frikshme në vend. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, vetëm për Janarin në Irak mbetën të vrarë të paktën 618 civilë dhe 115 anëtarë të forcave të sigurisë, si rrjedhojë e dhunës ndërfetare, kjo pa llogaritur bilancin e të vdekurve nga luftimet në rajonin Anbar.
a.k
Comments
Eh, thuhet qe "kush i ben
<p>Eh, thuhet qe "kush i ben varrin tjetrit, bie vete brenda...". Me te drejte.</p>
Add new comment