PDIU ende pa qëndrim përfundimtar. Deputeti Tahiri: “Në komision vetëm nëse ka konsensus”

Dashamir Tahiri, deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar sot se kjo parti nuk do të largohet nga kampi opozitar. Madje sipas tij, edhe pjesëmarrja e saj në komisionin për reformën territoriale do të kushtëzohet me arritjen e konsensusit mes PS-së dhe PD-së dhe nuk mund të shikohet si e njëanshme. Tahiri ka bërë kështu një dalje që zbardh se deri ku mund të shkojë PDIU-ja në këto demarshe me mashorancën. Por a është ajo kompakte në këtë proces? Kjo është ende herët të thuhet, për faktin se Tahiri ka lënë një hije dyshimi lidhur me përçapjet e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi në drejtim të afrimit me shumicën qeverisëse. “Unë nuk ruaj me kë pi kafe e ha dreka Idrizi, por në parti nuk është diskutuar asgjë e tillë. Do të jemi në komision nëse ka marrëveshje mes dy partive të mëdha”, tha Tahiri.
s.z
Comments
Mu kujtua "Zonja nga Qyteti"
<p>Mu kujtua "Zonja nga Qyteti" "Fshatit ja doni qumeshtin...!" Camet nga qeveria kerkojne te zgjidhi ceshtjen tyre por qeverine se duan!!!</p>
Demek sipas teje i bie qe
<p>Demek sipas teje i bie qe PDIU nuk duhet te jete kurre ne opozite, meqe pret nga qeveria (cfardolloj qeverie) qe te zgjidhi problemin e cameve. Llogjike hekri, s'ke c'i thua fare, ik e futi nji gote qumesht fshati tashti.....</p>
Add new comment