Shërbimi urban dhe furgonët, kryeministri: “Ata që kanë licencë, ose taksi, ose shërbim urban brenda rrethit”

Kryeministri i vendit, Edi rama ka bërë sot ghjatë seancës plenare një prononcim të parë të vetin për çështjen e nxjerrjes nga qarkullimi të furgonëve. Sipas tij është pasiguria e lëvizjes me këto mjete ajo që solli këtë vendim. “Udhëtari sot kërkon siguri, ne duam siguri në këtë sektor. Udhëtari sot kërkon inovacion. Ajo që ndodhi në Tiranë që shërbimi i mjeteve 8 plus 1 nuk u konsiderua më një shërbim urban , por u kthye në një shërbim taksi krijoi hapësirën për të ndërtuar shërbimin urban me standarde evropiane”- u shpreh kryeministri. Më tej akoma, Rama ka nënvizuar se qeveria nuk do të lejojë qarkullimin e mjeteve të palincesuara, duke bërë një deklaratë e cila është e rëndëishsme. Sipas tij, mjetet që kanë licensë do t’u lihet kohë për të kaluar në shërbimin taksi. “Qeveria nuk do të lejojë më qarkullimin e mjeteve të palicencuara. Do t’u japë kohë për tu riorganizuar të gjithë atyre që kanë një licencë të rregullt dhe që duhet të bëjnë një zgjedhje nëse do të kalojnë në shërbimin taksi normal, apo shërbimin urban brenda rrethit të përcaktuar nga autoriteti që jep licencën për ta. Qeveria do të ndërmarrë projektin për inovacionin dhe transformimin e gjithë sistemit të transportit tonë publik”- deklaroi Rama.
s.z
Comments
Më se e saktë në qoftëse duam
<p>Më se e saktë në qoftëse duam të bëhemi një shtet Europian ja pamë dhe hajrin Salistanin kush e do nuk ka rugë tjetër veçse të largohet për ku të dojë veçse këtu vëndë nuk ka</p>
Add new comment