PE: Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën lidhur me Kosovën

Postuar në 13 Shkurt, 2014 04:58

Bashkimi Evropian ka ndryshuar pozicionin e vet kundrejt Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve  “Tanjug” citon raporterin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, sipas të cilit “qëndrimi neutral i BE-së për statusin e Kosovës ishte një kompromis i përkohshëm”.  Ndonëse nuk ka dhënë se cila duhet të jetë zgjihja finale e problemit, Kacin gjithsesi ka ‘dalë në temë’ , kur ka deklaruar se “Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën përpara se të anëtarësohet në BE. Dhe kjo njësoj si vende të tjera, ps.h Sllovenia”. I pyetur nëse ky ndryshim duhet të përfshijë edhe heqjen dorë nga Serbia të qëndrimeve mbi Kosovën, Kacin dha këtë përgjigje: “Unë, Jelko Kacin e kam ditur prej kohësh që Kosova është epavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Unë, Jelko Kacin, një qytetar u Sllovenisë, e di që vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës shumë kohë më parë dhe kjo ishte arsyeja pse ambasada sllovene në Beograd u dogj dhe që Serbia do të kompensojë për këtë. Unë, Jelko Kacin, si zv.kryetar i Delegacionit të PE-së për Europën Juglindore e repsektoj situatën dhe pozicionin aktual të BE-së, i cili mban neutralitetin mbi statusin e Kosovës”. Kushtetuta serbe parashikon se Kosova është territor i Serbisë dhe kjo falë përpjekjes që Vojisllav Koshtunica bëri me ardhjen në pushtet pas largimit të Milloshevicit.

Më shumë në: http://tanjug.rs/news/116957/eus-neutral-view-on-kosovos-status-is-temporary.htm

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.