A duhet lejuar eutanazia edhe për fëmijët me sëmundje të pashërueshme? Një debat që po zhvillohet në Belgjikë

Postuar në 13 Shkurt, 2014 08:43

“Deutsche Welle” shkruan sot për një problem shumë delikat, i cili është hapur si debat në Belgjikë. Bëhet fjalë për eutanazinë tek fëmijët, apo e drejta që duhet t’u jepet edhe personave nën 18 vjeç, të cilët vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme që të vendosin nëse duan t’i japin fund jetës së tyre. Autori i shkrimit Bernd Riegert, citon mjekun Jan Bernheim, pjesë e grupit kërkimor për eutanazinë pranë Universitetit të Lirë në Bruksel, i cili shtron këtë pyetje: “Pse duhet të vuajnë fëmijët që kanë një sëmundje të pashërueshme dhe dhimbje të padurueshme. Pse ata të mos kenë të njëjtat mundësi si të rriturit?”. Pyetje të cilat gjithsesi nuk marrin përgjigje përfundimtare asnjëherë. Janë 16 mjekë pediatër që kanë bërë kërkesë për lejimin e eutanazisë tek fëmijët, por që është kundërshtuar nga bashkësitë fetare. Çështja ka shkuar deri në parlament dhe në kuadër të debatit po diskutohet edhe dhënia e kësaj të drejte edhe për të sëmurët me demencë në faza të hershme. Ky është një problem më vete që kërkon procedura të tjera. Gjithsesi DW shton se një sondazh i kryer së fundmi sjell shifra impresionues: ¾ e belgëve janë dakord për rregulla më liberale për eutanazinë.

Më shumë në: http://www.dw.de/belgjikë-eutenazi-edhe-për-fëmijët/a-17428983

s.z  

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.