Basha: Më 20 shkurt protestojmë paqësisht

Deputetë të Partisë Demokratike ditët e fundit kanë bërë thirrje radikale për protestën e paralajmëruar më 20 shkurt. Por, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për një marshim paqësor.“Marshimi i përkujtimit dhe protestës është thirrur nga Partia Demokratike, nga opozita dhe do të drejtohet prej nesh. Do të jetë një marshim proteste paqësor; por do të jetë një manifestim i fuqishëm i shpirtit të lirë dhe demokratik të qytetarëve shqiptarë, 23 vjet pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës që ishte vetë emri dhe mbiemri i diktaturës, shtypjes, izolimit, mjerimit dhe mashtrimit të shqiptarëve për gjysmë shekulli”, tha Basha gjatë një takimi në Kavajë. Ai ftoi që në këtë ditë në sheshin “Skenderbej”, të jenë të pranishëm të gjithë ata që dolën në shesh më 20 shkurt të vitit 1991. S.S
Comments
dmth ti oj Lulezime nuk ka
<p>dmth ti oj Lulezime nuk ka pse te jesh sepse nuk dihet ku ke qene ate dite.</p><p>dhe tjetra esht se deri me sot thonje qe do rezojme Qeverine , megjithe se ajo nuk ka filluar akoma punen.</p>
Lexova nje lajm ne Rilindja
Lexova nje lajm ne Rilindja Demokratike ku "Ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që ta shndërrojnë marshimin e datës 20 shkurt në ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur Tirana."
Ajo qe me ben pershtypje eshte nervozizmi, mungesa e koherences, copezimi i frazes, mosperfundimi i mendimit, kthimi i shprehjes ne nje klithme frike (?) ose ngutje (?).
Citoj artikullin:
1. I garantoj ata se çdo premtim mashtrim do ta shndërrojmë në realitet së bashku. (Cfare mashtrimi do te ktheje ky ne realitet, dhe me ke?
Add new comment