Kush e ka fajin për aksidentet?

Postuar në 15 Shkurt, 2014 09:12

Avokati i Popullit është munduar të japë një shpjegim se për se ndodhin ka shumë aksidente rrugore në Shqipëri, ku çdo vit humbin jetën mbi 100 qytetarë.Sipas një raporti që ky institucion ka dorëzuar në Kuvend, shkaku kryesor është cilësia e rrugës dhe mungesa e masave mbrojtëse dhe sinjalistikës.Kjo do të thotë se projektet publike për të cilat shpenzohen miliona euro çdo vit nga taksat e qytetarëve shkojnë në xhepat e disa përfituesve që janë zyrtarë dhe individë që drejtojnë kompani për realizimin e këtyre veprave.Kurse, në raportet e policisë vazhdimisht thuhet se shkak është shpejtësia tej normave të lejuara apo shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve. Që nga viti 1992 deri në vitin 2013 në Shqipëri kanë humbur jetën në aksidentet automobilistike 6 939 persona. Vihet re një trend në rritje i aksidenteve automobilistike, të cilat për këtë hark vitesh kanë regjistruar shifren e 19 441 aksidente, raporton “Top Channel”.Lajmi i plotë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=272852 S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.