Dorëheqja e drejtoreshës së Hipotekave Tiranë, pasojë e presionit të mafies të pronave, shkruan gazeta Sot

Postuar në 18 Shkurt, 2014 07:04

Dorëheqja e drejtoreshës së hipotekave në Tiranë, Suada Bicaj, e propozuar vetëm disa muaj më parë në krye të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në kryeqytet, ka ardhur si pasojë e presionit të mafies së pronave në Tiranë, shkruan gazeta Sot. Përveç kësaj, Bicaj ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme me kryeregjistruesin e përgjithshëm. Ajo nuk u ka rezistuar dot ndërhyrjeve dhe kërcënimeve. Konflikti dhe vala e presioneve ka ardhur menjëherë pasi drejtoresha e hipotekave ka ngritur një grup pune të brendshëm për dosjet e trojeve në Tiranë. Por hetimi i titujve të pronësisë që janë pajisur pronarët e objekteve në kryeqytet ka tronditur “peshkaqenët” e pronave, dhe sipas Sot, ka nisur një ofensivë presionesh dhe kërcënimesh ndaj drejtoreshës. Drejtoresha e hipotekave në Tiranë është tërhequr nga hetimi, ndërsa ka vënë në lëvizje Njësinë Antikorrupsion të Kryeministrisë. “Por, ndërhyrja e Njësisë Antikorrupsion të Ministrave vetëm sa e ka përshkallëzuar më tej konfliktin, duke rrezikuar edhe përvijimin e një përplasje brenda koalicionit. Ndërkaq, në lojë ka hyrë edhe Ministria e Drejtësisë, nga e cila varet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë. Përplasje për dosjet e trojeve është kulmuar me dorëheqjen e drejtoreshës së Hipotekave”, shkruan gazeta.

Gjeni më shumë në linkun http://www.sot.com.al/politike/jep-dor%C3%ABheqjen-drejtoresha-e-hipotekave-n%C3%AB-tiran%C3%AB-pas-presionit-t%C3%AB-mafies-s%C3%AB-pronave-tentoi#sthash.YBgR8FBX.dpuf

a.k

Comments

Submitted by gj (not verified) on

"ndërhyrja e Njësisë Antikorrupsion të Ministrave vetëm sa e ka përshkallëzuar më tej konfliktin, duke rrezikuar edhe përvijimin e një përplasje brenda koalicionit."

Veç mund ta pershendesim qellimin e mire te zonjes dhe atyre qe e kane vendosur ne ate post. Por per fat te keq siç e kane thene shume vete me pare, nuk mund te kete edhe Rilindje edhe koalicion me hajdutet e LSI-se.

Submitted by Anonim (not verified) on

Artikull i sajuar dhe ju te Respublika-s, beni ndonje investigim para se ta publikoni. Kjo cupeza ka qene ne krye te zyres se Tiranes, qe nuk ka lidhje me Gjirin e Lalezit. Dhe ka dhene doreheqjen se e kuptoi qe nuk e bente dot ate pune...por faji eshte i atyre qe e vune aty, kete studente te sapodiplomuar ( llafet thone qe nuk e ka marre ende diplomen). Po prape llafet thone qe e vuri mafia ne ikje e tokave ne fakt, duke ia marre kalane nga brenda Rames..6

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.