Berisha ka liçencë për të traumatizuar vendin pa u lagur, thotë Arben Meçaj për Ditën

Arben Meçaj, me profesion inxhinier e pedagog, një nga themeluesit e PD-së, ka dhënë një intervistë të zgjeruar për Habjon Hasanin e gazetës Dita, ku ka skanuar situatën politike e ekonomike të vendit nën dritën e veprimeve e mosveprimeve të Sali Berishës. Për Meçajn, ish kryeministrit i është lënë patenta për të shkaktuar tension dhe probleme, duke gëzuar njëherësh pandëshkueshmërinë. Dy vitet e fundit në pushtet, ai kreu një rrethim institucional ndaj mazhorancës së ardhshme, ndërkohë që “skenari grek” i projektuar nga Berisha në fushën e ekonomisë, u shmang nga Edi Rama që kërkoi angazhimin e FMN-së. Meçaj analizon edhe nismën e Berishës për protestë më 20 Shkurt dhe përse ai ka nevojë të demonstrojë forcë në këto momente. Ja si e zbërthen Meçaj “liçencën” e Berishës për tensione: “Berisha aktualisht ka patentën e pandëshkueshmërisë dhe licencën për të mbajtur shoqërinë nën tension. Në parlament, ai ka të drejtë ekskluzive, ta dominojë sallën, ka të drejtë ekskluzive, të mbajë nën kontroll formal çdo deputet, ministër. Në opinion ai ka të drejtë të transmetojë legjitimitetin e informacionit të klasifikuar ose jo, të sekreteve shtetërore, aksioneve të policisë, krimit të organizuar etj. Tek militantët e vetë ai është mesia, ai është Zoti, ai është pushteti, e në popull ai është frika për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt. Tek biznesmenët dhe investitorët ai është destabiliteti, pasiguria. Përballë, një shteti të dobët, të pasigurt dhe të pavendosur , po, Berisha dhe për mua shfaqet fiks i tillë. E kjo nuk është e drejtë, pas 23 vitesh demokraci zhgënjyese…”.
Lexoni më gjatë në linkun: http://gazetadita.al/20-shkurt-proteste-berisha-bijte-meritojne-fatin-e-eterve-te-tyre-barbare/
a.k
Comments
Shqiptare te mjere:Kur do te
<p>Shqiptare te mjere:Kur do te hiqni qafe kete kryeplehre qe mban peng jeten tuaj nga viti 1991.Ne se akoma e ndiqni pas me zi se 21 Janari dhe 1997 ja u befte,eshte gjithcka ju meritoni komb pa gjak dhe nerv.Mbasi "perzute" nga vendi gati 1/3 e popullsise neper bote akoma nuk jeni ne gjendje te ndeshkoni nje monster ligjerisht per gjithe krimet qe ka bere.Ndiqeni kete idiot paranojak neper demonstrata,vrisni perseri njeri tjetrin digjni dhe shkaterroni sic keni bere gjithe keto vite dhe mendoni pastaj vehten si je komb i qyteteruar.</p>
Duke njohur se sa frikacake
<p>Duke njohur se sa frikacake jane socialistet, Berisha nqs deshiron mund ta rrezoje shtetin brenda dites sic beri me 14 Shtator 1998 dhe askush s'ka bythe ta ndaloje. </p>
Add new comment