Raporti i antikrimit britanik: Fëmijë shqiptarë trafikohen për abuzim seksual

Postuar në 18 Shkurt, 2014 05:02

Shumica e 140 fëmijëve të trafikuar drejt Britanisë për abuzim seksual vitin e kaluar, vijnë nga Shqipëria; për vetë pafuqinë e viktimave, shumë krime të kësaj natyre do mbeten të pazbuluara. Ky është thelbi i raportit për vitin 2013 të Agjencisë Kombëtare të Krimit (National Crime Agency) në Britaninë e Madhe, ku konstatohet se më shumë se 140 fëmijë janë identifikuar si të trafikuar për abuzim seksual drejt këtij vendi. Shumica e këtyre fëmijëve të trafikuar vijnë nga Shqipëria, e më pas nga Nigeria, Vietnami e Rumania, shkruan gazeta "The Independent". Raporti përmban edhe shifra të tjera: 1746 viktima potenciale të trafikimit njerëzor nga 112 shtete janë raportuar gjatë 2013-ës nga “NCA”, ndërkohë që numri i atyre që kanë shpëtuar nga të mbajturit si skllevër është rritur afërsisht përgjysmë. Viktimat përfshijnë 88 të rinj, të sjellë në Britani përmes detit, sidomos nga Shqipëria dhe Vietnami, si 56 të tjerë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar. 64 për qind prej tyre ishin femra dhe 36 për qind ishin meshkuj, ndërsa 26 për qind ishin nën moshën 18 vjeç. Rritja e numrit të personave të trafikuar sipas Ministrisë së Brendshme tregon për një rritje të skllavërisë në kohët moderne.
 a.k
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.