Lame: Me legalizimet është bërë masakër. Vjedhje dhe abuzime në çdo cep të territorit

Në një konferencë të paralajmëruar për shtyp, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame bëri një ekspoze të gjendjes aktuale të legalizimeve, ku situata është shumë problematike. Sipas Lames, një pjesë e madhe e 22 mijë lejeve të legalizimeve nga 300 mijë vetëdeklarime, janë abuzive, korruptive, dëmprurëse për shtetin. Ka filluar dalja në terren e inspektorëve të ALUIZN-it për verifikimin e objekteve të legalizuara, por ndërkaq, “është deformuar procesi i legalizimit duke u dhënë toka njerëzve që janë zgjedhur me gishta. Janë legalizuar me shumicë objekte luksi, si lokale, hotele, etj. Janë bërë legalizime nëpër oborre shkollash, kopshtesh, spitale, nëpër mure bashkish. Janë bërë legalizime në breg të detit, të përrejve. Në dosjet tona ekzistojnë objekte të legalizuara ndërkohë që po të shkosh në terren ky objekt nuk ekziston fare”. Sipas Lames, janë legalizuar ajri dhe hapësira boshe, ose mure kartonxhesi, e sidomos në zona të paimagjinueshme: “Në hapësirën e parkut të Tiranës tek Garda e Republikës janë bërë 8 legalizime në muajt qershor-shtator 2013. Vetëm në këto dosje janë 160 shkelje. Në këto dosje ka vetëm ajër, pasi nuk ka ndërtesë. Një rast tjetër është një barakë është legalizuar si objekt 2-katësh. Një tjetër objekt është ngritur me bukë-peshku dhe është legalizuar si objekt i ndërtuar me betonarme. Është legalizuar një bar 56 metra dhe i janë shitur subjektit 320 metra në park kombëtar”, tha Lame.
Gjeni më shumë në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/aluizni-lame-n--vitin-2013-...
a.k
Add new comment