Edhe presidenca e Kosovës bën gafa. Ftesa e pavarësisë, në serbisht e quan Jahjagën si “Lartmadhëri”

Postuar në 16 Shkurt, 2014 13:38

Po bën xhiron e shtypit të Prishtinës dhe më gjerë, një gafë gjuhësore që është vënë re në ftesat e dërguara për përvjetorin e pavarësisë vinte nga kabineti i presidencës së Kosovës. Në ftesën e dërguar nga kabineti i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, ku duhet përdorur edhe serbishtja si gjuhë zyrtare, presidentes i është referuar si “lartmadhëria e saj”. Gabimin e ka komentuar edhe Zëri i Amerikës, ndërsa teksti në fjalë shkruan: “Lartmadhëria e saj, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka nderin që t’ju fton në mbrëmjen ceremoniale që mbahet në Emerald Hotel”. Me këtë rast, mediat e Prishtinës nisën të rikujtojnë gafat e kësaj natyre që kanë bërë Jahjaga dhe politikanë e shtetarë të tjerë të Kosovës.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.