Një kritike e Kremlinit si Avokate e Popullit. Putin: “Pres që ajo të shohë me sy kritik jetën politike ruse”

Postuar në 13 Shkurt, 2014 13:02

Vladimir Putin ka ndërmarrë një tjetër hap “liberalizues” teksa ka zgjedhur për të emëruar në postin e Avokatit të Popullit një kritike të tij. Ella Pamfilova është personi i propozuar dhe ka qenë më herët ish-drejtuese e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kremlin. Pamfillova njihet si një kritike e politikave të Kremlinit dhe me këtë rast Putin ka shfrytëzuar momentin për të deklaruar, ndoshta ironikisht se “unë pres që Pamfilova të shohë jetën politike ruse me një sy kritik”. Pamfilova bëhet e ditur se ka pranuar postin duke deklaruar se do të ketë sukses. Paraprakisht ajo duhet të marrë një miratim në Duma. Ajo ka qenë pozicionuar si kritike në rastet e Kodorkovskit dhe vdekjes së Sergei Magnitsky. Bëri dorëheqje nga detyra e saj në vitin 2010, kur president ishte Medvedev duke deklaruar se “këshilli ishte i paaftë të ndikonte në politikën e Kremlinit”.

Më shumë në: http://en.ria.ru/russia/20140213/187509824/Putin-Formally-Nominates-Pamfilova-as-New-Ombudsman.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.