Sigurimi i makinave, Autoriteti i Konkurrencës: "Ka marrëveshje të fshehtë. Gjobë deri në 10% të xhiros". Ndërkohë nuk thuhet gjë për çmimin

Postuar në 13 Shkurt, 2014 09:14

Autoriteti i Konkurrencës pritet të nisë një hetim që ka si objekt rritjen brenda një dite të sigurimit të detyrueshëm për automjetet. “Albanianscreen” i ka marrë sot një prononcim kryetares së Autoritetit, Lindita Lati, sipas të cilës, dyfishimi i masës së sigurimeve mund të jetë si pasojë e një marrëveshjeje të fshehtë mes kompanive që operojnë në treg. “Nuk është rritja e çmimit që bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Rritja e çmimit vjen dhe arsyetohet nga vetë firmat apo autoriteti, i cili monitoron në mënyrë të drejtpërdrejtë tregun për faktorët që çojnë në një ndryshim të caktuar. Ajo që na jep të drejtën  të ushtrojmë autoritetin në zbatim të ligjit është si realizohet kjo ngritje e çmimit. Në ditët e sotme firmat papritur  u shfaqën në bllok dhe pasi ndodhi kjo tregon se jemi në kushtet e një marrëveshje midis firmave për rritjen e çmimit. Jemi në hetim paraprak  dhe në ditët në vijim komisioni i konkurrencës do të ketë dhe shprehjen e procedurës që do realizohet ku pjesë e kësaj do jenë edhe shqetësimet e ditëve të fundit në treg. Nëse në fund të këtyre procedurave do vërtetohet se jemi në kushtet e një marrëveshje të fshehtë, gjoba do shkojë edhe në vlerën maksimale 10% të xhiros vjetore",-tha Lati. Çështja që shtrohet është se çfarë do të bëhet me çmimin, aq më tepër që për këtë çështje, u shkarkua edhe drejtori i INSIG-ut, Tomorr Kalaja.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.