Pas 21 vitesh thyhet rekordi i Sergei Bubkës në kërcimin me shkop; e thyen francezi Renaud Lavillenie

Ka qenë data 21 shkurt 1993 kur Sergei Bubka, atleti i famshëm ukrainas në garën e kërcimit me shkop, arriti të kërcente mbi stekën e vendosur në lartësinë 6 metra e 15 centimetra. Kanë kaluar fiks 21 vjet qysh nga ajo kohë, dhe rekordi i tij është thyer sot nga atleti francez, Renaud Lavillenie. Ky i fundit ka kërcyer mbi 6 metra e 16 centimetra. Duhet saktësuar se bëhet fjalë për një kërcim në salla të mbyllura.
Vetë atletit francez gati nuk i besohej kjo gjë. “RECORD DU MONDE!!!!!!!! 6m16 au premier essai!!! C'est incroyable, je suis encore dans les airs ...”, shkruante ai në profilin e vet në twitter (REKORD BOTEROR!!!! 6.16 qysh në tentativën e parë!!! Është e pabesueshme, unë jam ende atje sipër, në ajër…). Ndërsa vetë Bubka tha: “Është pasardhësi im ideal; nuk më dhemb kjo punë; rekordi do duhej të ish thyer më parë; që u thye është një gjë e mirë për atletikën; nuk jam i trishtuar pra; përkundrazi”.
Re.Pu.
Comments
I madh Bubka, nje nga
<p>I madh Bubka, nje nga xhentlemenet e vertete te atletikes. </p>
Add new comment