Zbulohet teksti i planifikuar për të veshur poetikisht himnin e Kosovës

Kosova e ka një himn shtetëror me muzikë të Mendi Mengjiçit. Gazetat kosovare bëjnë me dije se himni e ka pasur dhe një tekst në krye të herës, por por kjo nuk është lejuar nga ndërkombëtarët. Askush nuk u bë kureshtar për tekstin atëbotë, por ky tekst ka dalë në dritë këto ditë. Nuk dihet autori, por teksti, me vetëm dy strofa e gjysmë, është një vargëzim i thjeshtë, shumë i thjeshtë, gati-gati një belbëzim poetik. Shyqyr që kanë ekzistuar ndërkombëtarët dhe i kanë thënë jo për motive jo stilistike:
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë
N`ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë
Vend i të parëve tone
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë.
M.N.
Comments
Patjeter qe s do te kishte
Patjeter qe s do te kishte asgje shqiptare. Kosovaresk ...
Po ti otto me dy cope T,
<p>Po ti otto me dy cope T, cfare ke shqiptare? Cfare dallimi ka kosovaresk dhe shqiptaresk?</p><p> </p><p>Teksti eshte i dobet, po eshte fund e krye shqiptaresk, me shqiponja e me gjithe te mirat, si ne Shqiperi</p>
Add new comment