Për Qipron ka vetëm një zgjidhje: Dy Shtete
Me rastin e 42 vjetorit të krijimit të Republikës së Qipros Turke, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka deklaruar edhe kushtet që Ankaraja vlerëson për ekzistencën e Qipros.
Në një postim në mediat sociale, Fidan shkruan se:
Një zgjidhje e ndershme, afagjatë dhe e qëndrueshme për zgjidhjen e çështjes së Qipros, bazuar në realitetet e ishullit, mund të arrihet vetëm duke afirmuar të drejtat e natyrshme të qipriotëve turq, që janë njësoj zotërues të ishullit, me sovranitet të barabartë dhe status ndërkombëtar të barabartë. Zgjidhja qëndron në bashkëekzistencën e dy shteteve në ishull
Ideja në fjalë i bën jehonë modelit të propozuar palestinez për zgjidhjen me dy shtete me dallimin se çështja e Qipros implikon marrëdhëniet mes dy shteteve të njohura ndërkombëtarisht, Greqisë dhe Turqisë.

Add new comment