Shënim: Më 20 shkurt do të ketë thjesht një manifestim të opozitës; asgjë më shumë

Postuar në 16 Shkurt, 2014 06:48

Një numër gazetash të opozitës kanë ditë që paralajmërojnë një protestë me përthyerje të dhunshme më 20 shkurt. Dhe këtë paralajmërim e bëjnë edhe bazuar tek ca sinjale që qarkullojnë në rrjetet sociale (“edhe një fotograf serb është përgatitur për të ardhur në Tiranë e për të përjetësuar në celuloid grushtin e shtetit që do të ndodhë”, thosh Dita pak ditë më pare, duke iu referuar një mesazhi në facebook), edhe bazuar tek interpretimi që i bëhet deklaratave të Berishës në facebook e shkrimeve të RD-së.

Por janë të gjitha gjasat që këta skenarë të jenë stisje mediatike. Nuk besohet që opozita t’u futet lojrave të tilla. Nuk kanë asnjë arsye për (dhe asnjë rrethanë që do t’ua legjitimonte) një protestë të tillë. Deklaratat e Berishës janë më shumë një mënyrë e tij për të demonstruar se është ende i fortë, se sa një kërcënim. Nëse sot në Shqipëri ka një njeri që s’do guxonte të bënte gjëra të tilla, ky është Berisha.

 

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.