Shënim: Kur lajmet sajohen prej gazetarësh të ngeshëm

Postuar në 16 Shkurt, 2014 03:42

Disa site kanë dhënë në faqe të parë, e një copë herë si lajm kryesor, një ngjarje në Lushnje, më saktë një aksident rrugor. Një aksident banal rrugor. Është fjala për një makinë që del nga rruga e që plagos tre persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë, dhe sitet japing targën e automjetit, emrin e vendit të saktë ku ka ndodhur rrëshqitja e makinës, emri i drejtuesit të automjetit që është plagosur gjithashtu, faktin që në vendngjrje kanë shkuar forcat e policisë, e çikërrima të tjera.

Pyetje: A është lajm një ngjarje e tillë? Ku dreqin është interesi publik që janë plagosur tre vetë? A nuk është kjo një punë e kotë gazetarësh të ngeshëm? Ç’është ky zell për të gjuajtur ngjarje, ku ka sadopak gjak, sadopak sherr?

M.N.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Po pse o Muç, nuk jeni ju gazetarët qe intervistoni vetem ata qe shajne e shpifin, qofte ne gazeta apo TV, sa qe jane krijuar nje takem analistesh te perhershem ne TV-te  kryesore vetem per tu zene me njeri tjetrin, madje dhe ne Kuvend ndodh kjo ndermjet deputeteve , qe ne intervale pijne e qeshin bashke ???

Jane te ralla emisionet ku flitet a debatohet per probleme reale te vendit e te shoqerise shqiptare, ne te cilat nuk joshet konflikti, ne vend qe te jepen zgjidhje te dokumentuara  nga ekspertet, apo thjesht te informohet publiku.

Kuptohet qe kjo duhet te ndryshoj dhe ju keni  dicka ne dore per te ndryshuar, pa u shqetesuar se liderrave ju intereson sherri e shpifja, per te larguar vemendjen nga problemet jetsorete dites.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Pikërisht ti, Mustafa Nano, je "furgoni i paliçensuar" i rrugës nacionale të disinformimit të gazetarëve dhe mediave shqiptare. Furgon, sepse u shërben pak vetëve, disa oligarkëve, duke i çuar nga A në B (kupto p.sh. nga zgjedhjet në zgjedhje, nga biznesi në biznes etj.), dhe nuk të intereson nëse rrugës ecën me të kuqe, hap krahun vend e pavend duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve të tjerë trafik, ose edhe vë nën rrotë herë pas here ndonjë qyqar që thjesht nuk qëllon të ketë një furgon më të madh se tëndin. Lotët e tu në lajmin konkret nuk mund të merren seriozisht, sepse problemi që ti cek është i krahasueshëm me flokët e kuçkës, ndërkohë që fshati i gazetarisë serioze ka kohë që digjet nga shkrepset që ju gazetarët i mbani nëpër dorë: Lexo Mero Bazen mbi vitet 1996 dhe 1997-ën dhe çiltërsinë me të cilën shpjegon se si justifikonte vjedhjen e zgjedhjeve, ose se si jepte lajme për djegie ndërtesash orë përpara se ato të digjeshin (Në këtë sens, Merua mbetet furgon pararojë). Nuk të intereson ty ky lloj lajmi tani që punon për dacibaon DITA, Dadeviçët dhe shefat e tyre politikë, kjo është punë tjetër. Por ti vetë, bashkë me Respublica-n e keni ndërtuar këtë sistem dis-, keq-, e gjysëminformimi. Për këtë ç'do të bësh?

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

Po mediat kryesore si top channel, klan etj, japin 15 minuta lajme se si do zgjidhet kryetari AMAs, apo çfare diskutohet neper komisione parlamentare, ça interesi publik ka per keto ceshtje? Ku keni pare ju ne TV e huaja te trasmetohen punimet e qeverise apo parlamentit si ne SHqiperi? Normal qe gazetaret e TV skane me ca mbushin lajmet e kronikat e tyre dhe rrine gjithe diten neper sallat e parlamentit apo qeverise per me marr vesh kush shau e kush u zu e me ke. Kjo eshte media alla shqiptarce per publik shqiptar.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mua kjo me duket e keqja me e vogel e gazetarise. Sidomos kur lajmi bazohet ne ngjarje reale dhe pavaresisht rendesise qe ka, te pakten ngjarja ka ndodhur me te vertete.

Po çfare mund te themi kur çdo gje eshte shpifje ? Kujt i sherbejne keto lloj praktikash ?

Me duket se fatkeqesia me e madhe e shtypit shqiptar sot eshte mungesa e integritetit, etikes profesionale dhe klientelizmi.  Ne te njejten kohe desha te theksoj se kam shume respekt per kete gazete dhe shpresoj qe ju te vazhdoni ashtu siç keni qene deri me sot.

Submitted by anticensurë (not verified) on

gazetaria në shqipëri është nën zero!!

bridhet gjithnjë pas një "lajmi të ri",që në shumicën e rasteve nuk është aspak lajm dhe për atë që përfshin brënda!!

dhe ju nuk jeni më mirë,respublica!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.