Portofoli i vjedhur i Olldashit natën e aksidentit, prokuroria zgjeron hetimet

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet në lidhje me humbjen e disa prej sendeve personale të deputetit Sokol Olldashi, që humbi jetën në një aksident rrugor më 20 nëntor 2013. Kryefjala e këtyre sendeve, që është përmendur që në fillim të hetimeve, është portofoli i të ndjerit. E përditshmja “Panorama” shkruan se portofoli është vjedhur, dhe sinjali i parë është dhënë nga njëri prej efektivave të policisë që ka mbërritur në vendngjarje, pas njoftimit për aksidentin në sallën operative. Ai e ka parë portofolin që më pas nuk u gjet. Polici i cili është marrë në pyetje nga prokuroria si dëshmitar, thotë e përditshmja, ka përshkruar portofolin duke thënë se në të ndodhej karta e identitetit me të cilën është konfirmuar se drejtuesi i mjetit të dalë nga rruga ishte pikërisht deputeti Sokol Olldashi.
a.k
Add new comment