Ukrainë, “Reuters: Numri i të vdekurve 51. Kryeministri polak: “Vendi, ose në luftë civile, ose mund të ndahet”

Postuar në 20 Shkurt, 2014 06:17

Ukraina po përjeton dhunën  më të madhe që në vitin 1991 kur vendi u shkëput nga Bashkimi Sovjetik. Agjencitë e huaja të informacionit japin shifra të ndryshme për viktimat, por “Reuters” përcjell lajmin se sot një fotograf i saj ka parë trupat e 21 njerëzve të vrarë, vetëm disa qindra metra larg nga vendi ku presidenti Viktor Yanukovych zhvillonte takimin me delegacionin e BE-së. Në total, sipas “Reuters” , që nga dita e martë, numri i viktimave arrin në 51 të vdekur, përfshirë 12 policë. Aktualisht BE-ja dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje të ndalet dhuna dhe në lojë ka hyrë edhe opsioni i sanksioneve, por Moska zyrtare ka nënvizuar se “vendosja e sanksioneve, vetëm sa do të rriste tensionet”. Edhe “Reuters” ka nënvizuar se lufta në thelb është një përplasje gjeopolitike mes Moskës që e sheh Ukrainën si bazën historike të qytetërimit të vet dhe Europës që synon që Ukraina të zgjedhë lirisht rrugën e saj. Nga ana tjetër, kryeministri polak, Donald Tusk ka theksuar se Ukraina mund të ecë në dy rrugë: ose luftë civile, ose ndarje mes filoeuropianëve dhe lindorëve rusisht forlës.

Më shumë në: http://www.reuters.com/article/2014/02/20/us-ukraine-idUSBREA1G0OU20140220

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.