PD-ja në protestë "alla Rama". Mesazhi, Basha: “Ja ku jemi zotërinj qeveritarë”

Postuar në 20 Shkurt, 2014 08:29

Protesta e Partisë Demokratike është zhvilluar e qetë dhe pa asnjë incident. Elementi i saj kryesor në planin politik ishte pjesëmarrja e konsiderueshme e qytetarëve që lëvizën nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë me pankarta në duar dhe duke shoqëruar protestën me zhurmën e vuvuzelave. “Rama-Meta, ku po e çoni Shqipërinë”; “Rilindja doli rrenë”; “Edi mashtruesi”, këto ishin disa nga pankartat që dalloheshin mbi turmën e njerëzve. Protesta ka imituar, ndoshta me qëllim, inskenimin që dikur Edi Rama dhe PS-ja bënte me protestat e veta. Në fillim flet “populli” që qan hallin e vet në mexhlis dhe pastaj del lideri, i cili premton se “ne nuk do ta ulim kokën”. Kështu dy-tre qytetarë kanë dalë dhe kanë mbajtur nga një fjalë “origjinale” për hallet e veta, si heqja nga puna, legalizimi i legalizuar si gënjeshtër apo edhe ish-ushtarakët që u gënjyen prapë. Këtij apeli nga poshtë i ka “dalë për Zot”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili sot mund të thuhet se ka fituar diçka. Ai arriti të nxirrte shumë njerëz në shesh dhe së dyti organizoi një protestë, ditën e rënies së bustit të Enver Hoxhës, në mënyrë paqësore dhe krejtësisht civile. Në protestë ka qenë i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka zgjedhur të mos flasë. Një gjetje kjo padyshim, për të mos errësuar profilin e Bashës, i mbajtur prej kohësh në qitje mediatike për shkak të perceptimit si njeri i paaftë për pozicionin që ka. “Jemi sot këtu para se e keqja të prekë fundin, para se të humbasim sërish statusin në qershor. Ja ku jemi, hapni sytë zotërinj qeveritarë, barrikadë vendimtare kundër oligarkisë, kundër blerjes së pushtetit nga mafia dhe oligarkët e rinj, kundër kthimit mbrapa”, tha Basha. Ndërkohë që protesta e opozitës zhvillohej, shumica parlamentare ka miratuar shkarkimin e kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka për ta zëvendësuar atë me Shkëlqim Gani. Votimi kaloi me 76 vota pro dhe 1 kundër.

s.z

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Sa muaj ju desh PD qe nga humbja e zgjedhjeve te kalonte deri ne protesta (ekstremin e fundit qe lejon demokracia)?</p><p>Pseudo-demokracte ruale si puna Shqiperise gjithmone kane patur kete problem. Sajojne probleme aty ku nuk jane vec nga deshira per&nbsp;protagonizem&nbsp;dhe injorojne problemet reale te vendit.</p>

Submitted by ID (not verified) on

<p>Protesta ishte shume e dobet dhe s&#39;kishte si te ndodhte ndryshe. Nuk ka kuptim te besh proteste per nje qeveri vetem 5 muaj pasi ka marre pushtetin, dhe aq me shume kur nuk ka nje kauze te vertete dhe per te gjetur dicka shpikin lloj lloj kauzash te vogla dhe pakenaqesi te momentit( si ata te pushuarit nga puna). Protesten e bejne per te mbrojtur interesat e tyre personale sepse keta e kane treguar me Salen ne krye qe nuk i intereson aspak per njerezit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.