Mbetjet spitalore, kompanitë nuk i përpunojnë, por i derdhin në lumenj

Top-Channel njofton sot se Ministria e Mjedisit ka revokuar licencën për disa subjekte të cilat ishin kontraktuar për të përpunuar mbetjet spitalore. Arsye për këtë është se në vend të përpunimit, disa prej këtyre kompanive i hidhnin mbetjet në lumenj apo në landfillet e mbetjeve urbane. “Nga këto 9 Mbetjet spitalore, dy kanë qenë të licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe gjatë verifikimit është konstatuar se jo të dyja kanë qenë të sakta, apo plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet për t'i trajtuar këto mbetje. Këto mbetje spitalore që merrnin në subjekte të ndryshme që edhe kishin kontrata, nuk i trajtonin, por i depozitonin në bashkim me mbetjet urbane. Ndërsa për subjektet e tjera që ishin 7 të tilla, që nuk ishin të licencuara nga Ministria e Mjedisit është marrë masa e mbylljes së aktivitetit", është shprehur Ergys Agasi, nga Inspektorati i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit. Fakti është jo pak i rëndësishëm pasi shpesh, edhe në kronika televizive janë përcjellë të dhëna dhe raste kur rreth e rrotull spitaleve dergjen mbetje spitalore, duke cenuar rëndë çdo normë minimale për funksionimin e një institucioni që kujdeset për shëndetin e njerëzve. Gjithsesi Ministria ka premtuar se aksioni për verifikimin e sasisë së mbetjeve dhe mënyrën e trajtimit të tyre, do të zgjasë 30 ditë dhe synon të japë një statistikë dhe të adresojë problemin në rrugë institucionale.
s.z
Add new comment