Reforma territoriale, tensione brenda vetë kampit të majtë

Reforma territoriale do të diksutohet sot edhe brenda vetë të majtëve që janë qeveri. Kjo për shkak se reduktimi i njësive vendore, që duket se parashikohet nga reforma, nxjerr jashtë loje një numër jo të vogël të zgjedhurish vendorë, të cilët që këtej e tutje nuk do të kenë më mundësinë për të qenë “të zgjedhurit e popullit”. Gazetarja Fatjona Mejdini, e gazetës “Shqip”, shkruan se për të frenuar ndonjë “rebelim” të mundshëm, kryeministri i vendit Edi Rama, do të mbledhë sot rreth 180 të zgjedhurit e Aleancës për Shqipërinë Europiane për të diskutuar se çfarë do të bëhet. “Më shumë se një mbledhje teknike, ajo pritet të jetë politike, ku të gjithë kryetarëve të bashkive dhe komunave që vijnë nga e majta, do t’ju kërkohet bashkëpunimi pa hezitim për të bërë realizimin e reformës përpara muajit shtator. Drejtimi i kësaj mbledhje nga Kryeministri Edi Rama, vjen në një kohë kur nga terreni ka sinjale të shumta për të zgjedhur lokalë socialistë, të cilët kundërshtojnë këtë ndarje të re territoriale. Kjo për shkak të faktit se me ndarjen e re të vendit, shanset e tyre për të qenë në drejtimin e një njësie vendore reduktohen në mënyrë dramatike”, shkruan Mejdini. Me rëndësi është të nënvizohet edhe se të prekurit kryesorë janë drejtuesit e komunave, njësi këto ku PS-ja që nga viti 2007 nuk ka rezultate të mira.
s.z
Comments
Ka ardhur koha të shikojmë
<p>Ka ardhur koha të shikojmë interesin e vendit dhe jo të bashkiakëve i komunarëve</p>
Add new comment