Sinjale tensioni mes Gjermanisë dhe Izraelit

Postuar në 21 Shkurt, 2014 06:21

Ndërsa kancelarja Angela Merkel po nis mandatin e tretë, marrëdhëniet Gjermani-Izrael janë në pikën më të ulët. Liderët e dy vendeve do të takohen javën e ardhshme, ku në qendër të bisedimeve do të jenë vendbanimet izraelite.Në fjalimet publike për marrëdhënien mes Berlinit dhe Jerusalemit vihet theksi tek lidhja speciale mes dy vendeve dhe fakti se marrëdhënia e mirë me Izraelin është një raison d'état (interes shtetëror) për shtetin gjerman për shkak të krimeve të nazizmit.Pavarësisht kësaj, vitet e fundit ka pasur shpeshherë tension mes dy vendeve. Telefonatat mes Merkel dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu kanë përfunduar me britma kur është diskutuar mbi politikat izraelite ndaj palestinezëve.Por marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë kurrë kaq të vështira edhe pse një takim konsultativ mes qeverive të dy vendeve është parashikuar të mbahet të hënën. Zyrtarët e Berlinit e shikojnë qeverinë e Netanyahu-t të paaftë dhe pa vullnet për çuarjen përpara të procesit të paqes me Palestinën.Gjatë vizitës së Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz në parlamentin izraelit pati një debat të ashpër lidhur me trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor. Fjala e Schulz solli reagim nga të djathtët ekstremë, të cilët u larguan nga salla e parlamentit.  S.S

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>&quot;raison d&#39;état (interes special)&quot;=arsye shtetërore</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.